Pas ratifikimit, Kosova pastron nga bora "Edhe rrugën e Malit të Zi"

Aktuale

Pas ratifikimit, Kosova pastron nga bora "Edhe rrugën e Malit të Zi"

Më: 22 mars 2018 Në ora: 11:43
Një pajme nga Kulla e Zhlepit

Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, e arritur në vitin 2015, Kulla e Zlepit mbetet jashtë territorit të Kosovës. Ajo marrëveshje është ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi. Të njëjtën marrëveshje, me mundësi korrigjimi, e ka ratifikuar mbrëmë edhe Kuvendi i Kosovës.

Ndonëse territor i kontestuar, praktikisht duket se Kosova e menaxhon atë pjesë. Të paktën kështu kanë vepruar kopmanitë që merren me pastrimin e rrugës që çon në atë pjesë

Të reshurat e pandërprera të borës, kanë angazhuar kompanitë e pastrimit të rrugëve që të punojnë në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme.

Këto kompani gjatë gjithë mbrëmjes kanë pastruar edhe rrugën që dërgon tek Kulla e Zhlepit. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.

“Kompanitë e kanë pastruar edhe atë rrugë dhe është e kalueshme për qytetarët, ashtu siç është pastruar për 17 vite”, ka thënë Kadriu

Ai po ashtu ka thënë se të gjitha rrugët e tjera të Kosovës janë të kalueshme dhe nuk është raportuar për probleme.

“Gjatë gjithë natës kujdestaria e kompanive në Kosovë duke përfshirë edhe autostradës kanë punuar në pastrimin e borës, hedhjen e kripës dhe për momentin të gjitha rrugët në Republikën e Kosovës i kemi të kalueshme. Nuk kemi ndonjë informacion nga menaxherët se është e blloku ndonjë rrugë”, ka thënë Kadriu.

Vetë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thoshte se Kosova po e humb këtë Kullën e Zhlepit me marrëveshjen e viti 2015 të raportit të Murat Mehës. Të njëjtën ka vazhduar ta mbrojë përsëri, por duke kërkuar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje dhe më pas korrigjimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat