Shteti konfiskon 1.1 ton mish të prishur në Mitrovicë

Aktuale

Shteti konfiskon 1.1 ton mish të prishur në Mitrovicë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Qentë endacakë që sorollaten në deponinë e mbeturinave në Koshtovë të Mitrovicës, para disa ditësh kanë pasur ushqim me bollëk.

Kjo pasi aty është hedhur pas konfiskimit mbi 1.1 ton mish që ishte destinuar të shërbehej në sofrat e qytetarëve kosovarë.

Media ka siguruar dokumente zyrtare të Komunës së Mitrovicës, të cilët në dy aksione të ndara kanë gjetur dhe sekuestruar mish të prishur nëpër frigoriferë e ambiente të dy marketeve më të mëdha në këtë qytet.

Në fotografitë e siguruara nga Metro shihen punëtorët e kompanive përkatëse teksa hedhin mishin e prishur në kamionë të pastrimit, por edhe në deponinë e mbeturinave në Koshtovë.

Në dokumentet dhe procesverbalet e rastit, tregohet saktësisht sasia e kapur në dy lokacione të ndara në një periudhë kohore prej një jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat