Policia jep detaje për personat që dje hodhën gurë në drejtim të Kuvendit

Aktuale

Policia jep detaje për personat që dje hodhën gurë në drejtim të Kuvendit

Më: 22 mars 2018 Në ora: 10:57
Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës


Policia e Kosovës ka bërë të ditur që gjatë ditës së djeshme ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale dëmtim i pasurisë.

Nga policia bëhet e ditur se tre të dyshuarit, gjatë kohës që po mbahej seanca e Kuvendit të Kosovës për Demarkacionin, kanë sulmuar me gurë objektin e Kuvendit nga pjesa e jashtme, duke thyer dy xhama të këtij objekti.

Edhe pas arrestimit të dyshuarit nuk kanë pranuar të japin deklaratë, duke u mbrojtur në heshtje.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat