Albulena tregon detaje interesante për Donikën, pse ajo ndryshoi qëndrim për Demarkacionin

Aktuale

Albulena tregon detaje interesante për Donikën, pse ajo ndryshoi qëndrim për Demarkacionin

Më: 22 mars 2018 Në ora: 08:15
Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka treguar detaje interesante për ish’bashkëpartiaken e saj, Donika Kadaj – Bujupi. Ajo thotë se është e shqetësuar se si ajo ka ndryshuar qëndrim, pasi vetëm pak ditë më parë po përgatitej t’i hidhte hartën në fytyrë Ramush Haradinajt, njëjtë sikur ai i kishte bërë Murat Mehës.

Gjithashtu, ajo ka dyshime se Kadaj ka përfituar ndonjë gjë të madhe, që e ka shtyrë të votojë pro Demarkacionit, duke përmendur edhe terminale doganore.

Sipas Haxhiut, Kadaj-Bujupi, pak ditë para se të kalonte në AAK, ishte e gatshme që t’ia përplaste për fytyre kryeministrit Ramush Haradinaj, hartën e Kosovës. Haxhiu akuzon Kadaj-Bujupin se ka bërë pazare për votë.

“Në listën e deputetëve që kanë përkrahur këtë marrëveshje ka edhe deputetë me të cilët kundërshtuam bashkë, edhe një deputete që para dhjetë ditëve pati kundërshtime për këtë marrëveshje. Jam e shqetësuar kur pash qëndrimin e saj pro, pasi para seancës paraprake para dy jave në tentim të ratifikimit, zonja Kadaj – Bujupi ma kërkonte një hartë për t’ia përplasur për fytyre zotit Haradinaj. Janë edhe incizimet sepse Grupi i Deputetëve të Pakënaqur nuk i siguroi një hartë ndërsa unë e bëra. Kur të fliste Haradinaj, plani ishte t’ia përplaste për fytyre. Ajo është e dënuar për rezistencën ndaj kësaj. Këtu ka pazare. Jo terminal, por diçka ka këtu për shkak të votës së saj pro”, ka thënë Haxhiu në Interaktiv.

Haxhiu ka kritikuar edhe Grupin e Deputetëve të Pavarur, të cilët u ndanë si grup i veçantë duke u larguar nga VV-ja ditë më parë. Sipas saj ata u dorëzuan në kundërshtimin ndaj demarkacionit.

“Edhe GDP duket se u dorëzua. Në emër të tyre ka folur vetëm Visar Ymeri dje. Gjatë gjithë kohës nuk qëndronin në sallë. Qëndrimi i tyre është njëfarë dorëzimi karshi marrëveshjes tejet të dëmshme. S’kam besuar që do të vijnë në këtë gjendje. I thash edhe Donikës se nëse voton pro marrëveshjes mos qofsha në lëkurën tënde. Më tha të mos ngutem dhe më la të mendoj se nuk voton pro, por tash më la të mendoj se ka diçka tjetër këtu. Sa i përket GDP-së, vota kundër nuk e arsyeton veprimin e tyre”, ka thënë më tej Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se 80 deputetët që votuan pro demarakcionit kanë bërë tradhti ndaj vendit.

“Sipas kodit penal, aty përkufizohet presidenti nëse fal territor bën akt tradhtie. Këta e legjitimuan aktin e tradhtisë së Thaçit”, ka shtuar ajo.

Haxhiu ka thënë se është e qartë që ka pasur presion te deputetë dhe ka pasur pazare me ta për vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat