Berisha: Tani kërkim falje nga ‘patriotët’ e dikurshëm që pështynë që sot e lëpinë

Aktuale

Berisha: Tani kërkim falje nga ‘patriotët’ e dikurshëm që pështynë që sot e lëpinë

Nga: G.B Më: 21 mars 2018 Në ora: 23:57
Kuvendi i Kosovës

Ish këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, njëherësh avokati Besnik Berisha, pas ratifikimit të Demarkacionit, ka thënë se tani duhet kërkim falje nga ‘patriotët’ e dikurshëm që kanë fyer e pështynë për atë që sot e lëpinë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se duhet të kërkojnë falje për rrenat e mashtrimet e që na mbajtën të izoluar për tre vite.

Postimi i tij i plotë:

Per “Patriotet” qe sot u bene “tradhetare”:

Demarkacioni u votua, tash vec kerkim falja duhet te pasoje nga “patriotet” e dikurshem qe fyne e pshtyne per ate qe sot e “lepine”...!

Duhet te kerkojne falje per rrenat e mashtrimet qe na mbajten te izoluar plote tri vite, per mashtrimet se po humbim territor dhe per premtimet qe kufiri i Kosoves eshte dhe do te jete ne Kulle e Çakorr...

Ps.

Kuptojeni njehere e pergjithmone se Kosova frymon me mire nese ju e leni te lire!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat