Pyetet Nait Hasani: Çfarë do të kishte thënë Zahir Pajaziti po të ishte gjallë?

Aktuale

Pyetet Nait Hasani: Çfarë do të kishte thënë Zahir Pajaziti po të ishte gjallë?

Nga: D.RR Më: 21 mars 2018 Në ora: 22:29
Nait Hasani

Nait Hasani votoi pro demarkacionit në seancën e sotme, edhe pse disa ditë më parë deklaroi se nuk do ta votojë këtë marrëveshje.

E kryetari i Ballit Kombëtar në Kosovë, Gazmend Islami, përmes një statusi në facebook, e ka shpallur tradhtar Hasanin, duke ia bërë një pyetje se çfarë do të thoshte Zahir Pajaziti nëse do të ishte gjallë.

Postimi i plotë i Gazmend Islamit:

Eu Nait bre, a edhe ti hyre në plejadën e atyre që dhuruan toka shqiptare gjatë gjithë historisë shqiptare, Nait ata kanë veç një emër e jo dy...Në statutin e juaj në FB flet për një shtet shqiptar, ti nuk je as për shtetin e Kosovës, çka të kishë thanë Zahir Pajziti po të ishte gjallë, nuk besoj se do të falte, çka do të bënte Adem Jashari po të shihte në fytyrë, çka do të bënte Plaku po të shihte at dorë të tradhtarit.
Të vraftë gjaku i dëshmorëve, të vraftë buka e Kosovës, të vraftë e të zëntë frymën era e historisë së Kombit tonë. 
Poshtë tradhtia!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat