Ky është vendimi i fundit nga Prokuroria për deputetët e arrestuar

Aktuale

Ky është vendimi i fundit nga Prokuroria për deputetët e arrestuar

Më: 21 mars 2018 Në ora: 21:14
Seanca e Kuvendit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që hodhën gazin lotsjellës në seancën e sotme e cila kishte të bënte me demarkacionin.

Ndërsa dy deputetë tjerë ende janë duke u intervistuar nga prokurorët dhe pas pak do të vendoset edhe për ta.

Burimet kanë thënë se dy prej deputetëve janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë derisa një tjetër është dërguar në Lipjan.

Deputetët e arrestuar sot ishin: Xhelal Sfeqla, Fitore Pacolli, Drita Millaku, Sali Zyba dhe Valon Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat