Bajram Gecaj i drejtohet Haradinajt: Kush mbet kushi, e kush kurrkushi?

Aktuale

Bajram Gecaj i drejtohet Haradinajt: Kush mbet kushi, e kush kurrkushi?

Nga: D.Bunjaku Më: 21 mars 2018 Në ora: 19:54
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së Bajram Gecaj përmes një postimi në facebook, ka ironizuar kryeministrin Haradinajn duke ia kujtuar atij fjalët që i kishte thënë në adresë të tij, kohë më parë gjatë një intervistë që kishte pasur ai në “ Tibuna Channel”.

Ja postimi i plotë:

“Gjatë një interviste të mëhershme në “Tribuna Channel”, Ramush Haradinaj më kishte apostrofuar në një konotacion shumë negativ. Madje, ai kishte marrë guximin të përfole edhe heronj kombëtar si Lan Selimi, namin, nderin dhe fytyrën e të cilëve djali i Gllogjanit vetëm mund ta ëndërrojë:

“...Qeky Bajram Geci e ka axhën të vramë, Lan Selimin, po fytyra e njerëzve nuk kish kufi, për këtë po thom sa i kapun është ky shtet, e ka axhën të vramë në lufta qatje, ka qenë luftëtar i zoti, është njeri me nam, e tash kta, qeta far kushi kurrkushi, me nder me thonë, po muj ma bjen mu kufinin, o s’munesh...”

Dera e Lan Selimit ka qenë familje atdhetare “dem- baba -dem”. Ramush Haradinaj duhet ta di që historia e shqiptarëve nuk fillon e as nuk mbaron me luftën e fundit. Gecaj-t e Llukës nuk kanë funksionuar me episode patriotike përgjatë historisë, porse ishin, janë dhe do të ngelin për jetë e mot stoikisht të qëndrueshëm, me nderë, me fytyrë e ballëhapur. Për shkak të karakterit e nivelit tim, si dhe për hir dhe për respekt të Elez Gecaj-t, dëshmorit të fundit të familjes time e bashkëluftëtarit tuaj, nuk po lëshohem në nivelin primitiv dhe të pa dinjitet të akuzave tua. Sot po shkruaj vetëm për një arsye: dua të ta them e të ta bëj të qartë se ne, pasardhësit e Lan Selimit, nuk ndërrojmë qëndrime kurrë dhe nuk lëvizim as një milimetër për hir të karriges, të pushtetit e të pasurisë së pistë. Ti këtë e bëre sot, ashtu siç e bëre edhe dje kur erdhët në pushtet pikërisht me një kauzë fiktive, duke gënjyer publikun se Kosova po humbiste tetë mijë hektarë tokë të vet. Derisa unë i qëndroj prapa bash çdo germe dhe fjalie time publike, zotimi yt i fundit i shkelur vetëm në këtë temë është: “Po doni me e quajt dokument orientues [raportin e Bulliqit]. Jo sa të jom unë! Jo!” Fjalët tua edhe një herë i mori era lehtësisht, pasi që raporti megjithatë mbeti vetëm dokument orientues! Tanimë është e qartë si kristali se kush mbet kushi e kush kurrkushi”,ka shkruar në faqen e tij facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat