Deliu: Kosova sot ka përmbushur një obligim madhor

Aktuale

Deliu: Kosova sot ka përmbushur një obligim madhor

Më: 21 mars 2018 Në ora: 19:52
Blerta Deliu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi i hap perspektiv të ardhmes qytetarëve të Kosovës.

Deliu:Kemi hapur perspektiv për qytetarët

“Dua të mendoj që kjo marrëveshje do t’i hap perspektiv të ardhmes të qytetarëve të Kosovës dhe do jetë hap tejet domethënës për Kosovën në përgjithësi. Unë mendoj që ditët në vijim do ët kemi lajme të mira dhe shumë pozitive për pozicionin  e Kosovës jo vetëm në Evropë por edhe në arenën ndërkombëtare. Kosova sot ka përmbushur njërin prej obligimeve më të mëdha, obligimi të cilin e ka zhagitur tash e tri viteve për shkak të bllokimit që i kanë bërë disa subjekte politike të cilat e vazhduan një metodë të njëjtë edhe sot”, tha Deliu.

Sipas Deliut me ratifikim e kësaj marrëveshje është kryer një obligim madhor i Kosovës drejt liberalizimit të vizave.

Deliu: Kemi përmbushur një obligim madhor

“Ne sot kemi përmbushur njërin prej obligimeve më madhore të kësaj çështje domethënë Kosova i ka kryer obligimet e saj sa i përket demarkimit të marrëveshjes dhe kjo mbetet të shihet tash se cilat do të jenë procedurat e mëtutjeshme që ne të arrijmë t’i kemi afatet e nevojshme kohore që ta zëmë afatin kohor për liberalizimin e vizave. Unë jam shumë optimiste se në afatet e përcaktuara kohore ne jemi në këtë linje dhe shumë shpejt qytetarët e Republikës së Kosovës do kenë lajme pozitive sa i përket liberalizimit të vizave”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat