Mustafa uron ratifikimin e Demarkacionit: LDK dëshmoi se mbron interesat e Kosovës

Aktuale

Mustafa uron ratifikimin e Demarkacionit: LDK dëshmoi se mbron interesat e Kosovës

Nga: G.B Më: 21 mars 2018 Në ora: 19:32
Isa Mustafa

Pas votimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, ish kryeministri Isa Mustafa e ka uruar atë, duke thënë se kjo i hap rrugën shumë proceseve, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se LDK duke e bërë të mundshëm një hap të tillë, dëshmori se është parti që i mbron vetëm interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Postimi i tij i plotë:

Shënjimi i Kufirit me Malin e Zi i hap udhën shumë proceseve për Kosovën.
LDK-ja, duke e bërë të mundshëm këtë hap të madh përpara, dëshmoi se është parti që i mbron vetëm interesat e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. 
Urime! ./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat