Pas votimit të Demarkacionit, Haradinaj: Presim që BE ta bëjë pejsën e saj për vizat ashtu siç premtoi

Aktuale

Pas votimit të Demarkacionit, Haradinaj: Presim që BE ta bëjë pejsën e saj për vizat ashtu siç premtoi

Nga: G.B Më: 21 mars 2018 Në ora: 19:17
Ramush Haradinaj

Pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, është shprehur mirënjohës për deputetët që kanë votuar pro dhe popullin për durimin, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se tani Kosova pret që BE ta bëjë pjesën e vet ashtu siç premtoi dhe që qytetarët të kenë lëvizje të lirë.

Postimi i tij i plotë:

Kuvendi i Kosovës me sukses ratifikoi Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi. Mirënjohës për të gjithë deputetët që votuan pro, si dhe për durimin dhe mirëkuptimin e popullit të Kosovës.

E përkushtuar në krijimin e një shoqërie demokratike, të bazuar në rend e ligj, Kosova tani pret që Bashkimi Evropian të bëjë pjesën e vet, ashtu siç u premtua, që më në fund qytetarëve të Kosovës t'u mundësohet lëvizja e lirë në BE, si të gjithë evropianëve tjerë.

RH./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat