Maxharraj “shpërthen” ndaj LDK-së: Nuk jeni LDK e Ibrahim Rugovës

Aktuale

Maxharraj “shpërthen” ndaj LDK-së: Nuk jeni LDK e Ibrahim Rugovës

Nga: P.R Më: 21 mars 2018 Në ora: 18:59
Seanca e Kuvendit

Opinionsti, Binak Maxharraj, ka shpërthyer ndaj deputetëve të LDK-së, pas miratimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Ky është postimi i tij në facebook:

LDK-ista zoti nuk vretë por ua merre fytyrën, sot ju e njolloset edhe fytyrën e presidentit Ibrahim Rugova te cilin kurrë nuk e respektuat.

LDK-ista ju nuk jeni LDK te Ibrahim Rugoves, ju jeni LPI-ista te Isa Mustafës. Zoti ju marroftë, nuk keni as fytyrë e as faqe të qëndroni aty, zoti dhe robi dokudoherë ka me ju denu. Por më se shumti ka me ju dëno anëtarësia e juaj te cilën qe disa here jeni tu e tradhtuar.

Po qyshë po e ndieni veten sot kur fëmijët e juaj po ju shikojnë tu ia zgjate jetën Hashim Thaqit, kur po ju shikojnë se si ju me dorën e juaj po bëheni pjesë e djallit për te fale pjese te vatanit. Zoti nuk vrete por zoti ua merrë fytyrën.

Sot ne kuvendin e Kosovës ndodhi turpi më i madh ne historinë e Kosovës.u shitë pjesë e Kosovës Mali të Zi. Të gjithë deputetet e kësaj legjislature me te turpshme do te shënohen në histori si tradhtarë kombëtare, e sidomos ata të LDK-se.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat