Ja pse mund të dërgohen në burg Kurti dhe Haxhiu

Aktuale

Ja pse mund të dërgohen në burg Kurti dhe Haxhiu

Më: 21 mars 2018 Në ora: 18:54
Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu

Albin Kurti është dënuar me një vjet e gjysmë burg me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës.

Njëjtë si Kurti është dënuar edhe Albulena Haxhiu por kjo është dënuar me 1 vit e tre muaj.

Të dy këta dërgohen drejt në burg nëse brenda dy vitesh nga data e aktgjykimit përsërisin veprën e  njëjtë.

Haxhiu dhe Kurti janë në sallën e Kuvendit  ku pritet që të votohet demarkacioni me Malin e Zi.

Nëse ndezin gazin lotsjellës Kurti dhe Haxhiu dërgohen në paraburgim.

Në të njëjtën gjykim ishin dënuar edhe Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli.

Kadaj - Bujupi i është bashkuar AAK-së ndërsa Topalli është ndarë nga Vetëvendosje dhe bashkë me kolegë të tij kanë formuar grupin e ri parlamentar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat