Reagon Eksperti i Sigurisë për gazin në Kuvend, tregon kush duhet të tregojë se si po armatoset Vetëvendosje

Aktuale

Reagon Eksperti i Sigurisë për gazin në Kuvend, tregon kush duhet të tregojë se si po armatoset Vetëvendosje

Nga: P.R Më: 21 mars 2018 Në ora: 17:44
Seanca e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje, edhe pas kontrolleve të rrepta nga policia dhe sigurimi në Kuvend, ka arritur që të hedhë gaz për herët të katërt brenda në sallën ku do të votohej për demarkacionin me Malin e Zi.

Por, pas kësaj situate të krijuar ka reaguar eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi.

Image
Fadil Kajtazi

“Kuvendi i Republikës së Kosovës është objekt i rëndësisë së veçantë, prandaj ruajtja e tij nuk fillon te portat hyrëse. Ruajtja e objekteve të rëndësisë së veçantë fillon në vendin ku përgatitën diversionet kundër këtyre objekteve. Ruajtja e objekteve të rëndësisë së veçantë nuk është ruajtje fizike, është veprim inteligjent, prandaj kjo detyre i përket në radhë të parë AKI-së, e cila me ligj ka për detyre të zbuloi, dokumentoi dhe parandaloi veprimtarin subversive kundër institucioneve të Kosovës. AKI, do të duhej që të kishte një informacion të detajuar për rrugën e hyrjes së gazit luftarak në Kosovë, për personat që e bëjnë këtë aktivitet, për personat që e furnizojnë Lëvizjen Vetëvendosje me këtë armatim, për vend shkëmbimin dhe personin nga Lëvizja Vetëvendosje i cili merret me armatosjen e deputetëve të kësaj lëvizje me këtë armë dhe për mënyrën se si kjo armë në mënyrë masive futet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kajtazi, shkruan “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat