“Dil matu Albin”

Aktuale

“Dil matu Albin”

Nga: A.Zh Më: 21 mars 2018 Në ora: 16:49
Albin Kurti

Shkodran Ramadani, ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka hedhur akuza të rënda ndaj liderit të kësaj partie.

Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se demokracia për Kurtin, është kur ajo është në favor të tij.

Ai e ka ftuar Kurtin që të “matet”, përcjell Bota sot.

Më poshtë reagimi i plotë i Ramadanit:

Albini kur i ka votat thote: "Dil matu!"

Kur nuk i ka, gjun gaz.

Demokraci per to osht kur demokracia osht ne favor te tij. Sikur ne rastin e zgjedhjeve te brendshme ne VV. Thote duhet mu respektu statuti i partise, procedurat edhe vullneti i votuesve.

Nese nuk u pershtatet bindjeve te tij, demokracia osht e keqe. Sikur sot, psh. Kur nuk i ka numrat, e fsheh peshoren e votave me rete e dendura te tymit te gazit.

DIL MATU ALBIN!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat