Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar pas arrestimit të deputetëve në Kuvendit të Kosovës.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shpërndarë vendimin kryetarit ë Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ku ka lejuar hyrjen e policëve civil.
Ajo ka shkruar në Faceboook se deputetët nuk janë nxjerrë nga salla me vendim të policisë apo të prokurorit, por me urdhër të Kadri Veselit.
“Persona civil, të paidentifikuar, sapo nxorën deputetët nga salla e Kuvendit, jo me vendim të policisë apo të prokurorit, por me urdhër të Kadri Veselit”, ka shkruar Nagavci në Facebook.