Reagim i ashpër i Hazirit ndaj Arbana Xharrës

Aktuale

Reagim i ashpër i Hazirit ndaj Arbana Xharrës

Nga: D.RR Më: 21 mars 2018 Në ora: 15:32
Arbana Xharra

“Po kush jeni more ju që 3 vjet me lujtë me një popull, veç pse po ju teket me pengu Demarkacioni?! A ka ma rëndë se për këtë teme me të fol Ramiz Kelmendi e me u faktorizu si figurë politike, e ku janë plotë të tjerë që me votën e këtij populli janë sot deputetë. Ju për që s'ta keni fijen e përgjegjësisë këtë na e keni dëshmu, po qysh po merrni hala vota, me bo hajgare qysh të ju teket me ne është për me u çuditë! Bota po ece përpara, rajoni po ashtu, ne kemi mbetë për faqe të zezë. Në fund të ditës shumica prej jush keni marre pasaporta të Shqipnisë, çka keni me u lodhë”

Ky ishte postimi i Arbana Xharrës, anëtare e PDK-së, ku e nënçmon deputetin Ramiz Kelmendi.

Mirëpo, i menjëhershëm ishte një reagim i analistit Nexhat Haziri, i cili thotë se çka është më e lehtë me të fol Kadri Veseli për këtë çështje, dhe se Kelmendin ia kanë marrë paratë me dhunë për SHIK-un.

“Pse çka është me lehte me t'fole Kadri Veseli,shefi i yt dhe i SHIK-ut. Bile Ramiz Kelmendin asnjë raport i NATO-s, nuk e profilizon si kriminel, edhe pse Ramizi nime ka dhënë pare për SHIK-un,po si ka dhënë me qejf po ia kane marrë me zor”- ka shkruar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat