Këta deputetë janë në gjendje të rëndë shëndetësorë nga gazi lotsjellës

Aktuale

Këta deputetë janë në gjendje të rëndë shëndetësorë nga gazi lotsjellës

Më: 21 mars 2018 Në ora: 15:21
Seanca e Kuvendit

Përgjatë mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e demarkacionit me Malin e Zi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje hodhën gaz lotsjellës.

Ndërkohë si pasojë e kësaj dëme shëndetësore pësuan disa deputetë. Sipas kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deputetë të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësorë janë deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi si dhe deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

Duhet shtuar se mbetet që seanca të vazhdojë në mënyrë që të votohet demarkacioni, një ndër çështje më të rëndësishme në vend përgjatë disa viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat