Ekskluzive: Sasi e madhe e gazit lotsjellës në Kuvend

Aktuale

Ekskluzive: Sasi e madhe e gazit lotsjellës në Kuvend

Nga: Drilon Rrahmani Më: 21 mars 2018 Në ora: 14:58
Gazi lotësjellës në Kuvend

Sot pritej votimi i marrëveshjes së demarkacionit në seancën e thirrur në ora 11:00, mirëpo Vetëvendosja nuk e lejoi votimin duke hedhur gaz lotsjellës.

Kuvendi për momentin është në pauzë, duke biseduar rreth gjetjes së një mundësisë për votim.

Mirëpo, burime të gazetës “Bota sot”, mësojnë se brenda Kuvendit të Kosovës ekziston një sasi e madhe e gazit lotsjellës, ku deputetët e Vetëvendosjes nuk do e lejojnë prapë votimin e marrëveshjes së demarkacionit.

“ Aq shumë kanë gaz lotsjellës brenda Kuvendit, sa që sa herë do hynë brenda do hedhet prapë gaz lotsjellës. Vetëm nëse i arrestojnë të gjithë deputetët e Kosovës, përndryshe prapë do kemi gaz”- thotë ky burim për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat