Kështu reagoi Ramush Haradinaj pas hedhjes së gazit në Kuvend, deputeti i PDK-së do….

Aktuale

Kështu reagoi Ramush Haradinaj pas hedhjes së gazit në Kuvend, deputeti i PDK-së do….

Nga: P.R Më: 21 mars 2018 Në ora: 14:46
Momenti i hedhjes së gazit në Kuvend

Sot në Kuvendin e Kosovës u mbajt  seanca e për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur përsëri gaz në Kuvendin e Kosovës, duke vazhduar kundërshtimin e saj ndaj kësaj marrëveshje.

Por, Ramush Haradinaj, i cili dikur hidhte gaz së bashku me Vetëvendosjen në Kuvend në kundërshtim të kësaj marrëveshje, tash ka ndryshuar anën. Ai tashmë kërkon ratifikimin e kësaj marrëveshje, shkruan “Bota sot”.

Mediat kanë kapur sot disa foto reagimin e Ramush Haradinajt në momentin kur Vetëvendosje hodhi gaz në Kuvend. Ndërsa, në foto po ashtu shihet deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj, i cili ka tentuar që bombolën e gazit lotsjellës ta hedhë në drejtim të deputetëve të VV-së.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat