Albin Kurti: Ratifikimi i Demarkacionit është legjitimim i tradhtisë së Thaçit

Aktuale

Albin Kurti: Ratifikimi i Demarkacionit është legjitimim i tradhtisë së Thaçit

Nga: N.H Më: 21 mars 2018 Në ora: 14:25
Pamje nga Kuvendi i Kosovës

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në 'Facebook' thënë se ratifikimi i Demarkacionit të Mehës me Malin e Zi është legjitimim i tradhtisë së Thaçit.

Sipas Kurtit, ky regjim dëshiron t'i thotë Malit të Zi, Serbisë dhe ndërkombëtarëve se Isa Mustafa nuk ua kryen 'Demarkacionin', është Ramush Haradinaj ai që fal tokë të Kosovës; dhe, Isa Mustafa nuk ua kryen 'Zajednicën', është Hashim Thaçi ai që fal shtet të Kosovës.

“Ratifikimi i 'Demarkacionit' të Mehës me Malin e Zi është legjitimim i tradhtisë së Thaçit. Pasnesër ai i ratifikuar shkon në Bruksel për ta vazhduar 'Zajednicën' me Vuçiqin”, shkruan ndër tjerash Kurti.

Ja postimi i plotë:

Ky regjim dëshiron t'i thotë Malit të Zi, Serbisë dhe ndërkombëtarëve se Isa Mustafa nuk ua kryen 'Demarkacionin', është Ramush Haradinaj ai që fal tokë të Kosovës; dhe, Isa Mustafa nuk ua kryen 'Zajednicën', është Hashim Thaçi ai që fal shtet të Kosovës. Janë të gjithë bashkë në dëmtimin e Kosovës. Janë secili të ndarë në garën e efikasitetit për dëmtimin e Kosovës. Serviliteti ndaj burokratëve ndërkombëtarë është bërë servilitet ndaj fqinjëve hegjemonë. Sepse, stabiliteti (në kurriz të drejtësisë) në Kosovë është veçse në funksion të stabilitetit rajonal (në kurriz të Kosovës).

Ndërkohë, qytetarëve tonë ua premtojnë heqjen e vizave pikërisht kriminelët që nuk duan të hiqen nga pushteti në Kosovë, e të cilëve u mbetet edhe një kusht i BE-së mandej: ta luftojnë vetveten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat