Kryeprokurori Beka: Secili deputet që gjuan gaz në Kuvend do të arrestohet

Aktuale

Kryeprokurori Beka: Secili deputet që gjuan gaz në Kuvend do të arrestohet

Më: 21 mars 2018 Në ora: 14:25
Gazi lotsjellës

Prokuroria e shtetit ka nisur procedurat ndaj deputetëve të Vetëvendosjes të cilët hedhen gaz lotsjellës në seancë për dy herë radhazi gjatë ditës së sotme. Beka thotë që secili prej deputetëve që gjaun gaz do të arrestohet.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ymer Beka, ka konfirmuar se Policia ka pranuar emrat e deputetëve që kanë hedhur gaz dhe se hetimet po vazhdojnë.

Beka thotë se secili që gjaun gaz që nga ky moment do të arrestohet.

"Prokurori kudestar ka dhënë urdhër që secili që gjaun gaz apo me ndonjë mjet tjetër në Kuvend që të arrestohet", ka thënë Beka.

Kujtojmë se deputetët, Xhelaq Sfeçla, Fitore Pacolli dhe Sali Zyba, janë deputetët e VV-së që kanë hedhur gaz lotsjellës dy herë brenda sallës së Kuvendit. Seanca është ndërprerë dhe nuk dihet se kur do të nis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat