Veseli tenton votimin midis gazit, dështon

Aktuale

Veseli tenton votimin midis gazit, dështon

Më: 21 mars 2018 Në ora: 13:23
Seanca e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës u rikthyen në sallë pas hedhjes së pesë bombolave të gazit për të votuar ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Kryeparlamentari Kadri Veseli e hodhi projektligjin në votim e pikërisht në këtë moment deputetët e Vetëvendosjes sërish hodhën gaz lotsjellës.

Ndonëse tentoi që votimi të përfundojë Veseli u detyrua ta ndërpres seancën për shkak të rrethanave të krijuara në sallë pas hedhjes së gazit.

Në sallë ishin të pranishëm 90 deputetë, ndërsa monitori që tregon votimin shfaqi vetëm 77 vota “për”, ndonëse nuk dihet se a kishin mundësi votimi të gjithë deputetët, kjo për shkak të prezencës së gazit lotsjellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat