Deliu: Janë siguruar votat, marrëveshja do të kalojë

Aktuale

Deliu: Janë siguruar votat, marrëveshja do të kalojë

Më: 21 mars 2018 Në ora: 12:33
Deputetja Blerta Kodra-Deliu

Deputetja Blerta Kodra-Deliu nga PDK-ja, pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se pavarësisht hedhjes së gazit lotsjellës nga VV, seanca do të vazhdojë seancën dhe do të votohet pro marrëveshjes jetike për qytetarët e Kosovës.

Blerta Deliu: Në ditën kur është siguruar 80-i I votave të nevojshme, LVV veproi në mënyrën më të ulët dhe të turpshme

 “Konsiderojmë se aktet e tilla janë të papranueshme  dhe bien ndesh me parimin e demokracisë, duke e ditur rëndësinë e seancës së sotme, dhe duke qenë e vetëdijshme se koalicioni qeverisës tashmë I ka siguruar votat e nevojshme për të kaluar këtë marrëveshje jetike për qytetarët e Kosovës. VV edhe një herë dëshmojë që është po e ajo njëjta me akte të tilla, të cilat i përsëriti pas tri viteve debate në kuvendin e Kosovës. Pavarësisht asaj që ndodhi sot, PDK është e vendosur që kësaj çështje t’i shkoj deri në fund dhe ne pavarësisht zhvillimeve në Kuvend, do të vazhdojmë seancën dhe do të votojmë pro marrëveshjes jetike për qytetarët e Kosovës… Ne pjesa dërmuese në GP tona parlamentare dhe po presim zhvillimet nga shefat e GP-së se cilat do të jenë, por do ti shkojmë deri në fund kësaj çështje. Ne kemi obligim karshi kërkesave të qytetarëve dhe në ditën kur është siguruar 80- i  votave të nevojshme, LVV veproi në mënyrën më të ulët dhe të turpshme”, ka thënë Deliu - Kodra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat