Me këtë status në Facebook nga Kadri Veseli duket se demarkacioni është punë e kryer

Aktuale

Me këtë status në Facebook nga Kadri Veseli duket se demarkacioni është punë e kryer

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:08
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas një takimi me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova theksoi se ka ardhur momenti që të përfundohet drama, duke u votuar demarkacioni në orën 11.00.

Veseli u shpreh se i sigurojnë partnerët evropianë që institucionet e Kosovës do të punojnë fuqishëm në rrugën drejt integrimit në BE.

“Kemi sakrifikuar shumë si vend, nuk do të lejojmë që për ego të askujt ky mund i joni të shkojë huq. Sot do ta përfundojmë ratifikimin e kufirit me shtetin mik, Malin e Zi”, tha ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat