Përfundon drama për Demarkacionin, miratohet marrëveshja e kufirit me Malin e Zi

Aktuale

Përfundon drama për Demarkacionin, miratohet marrëveshja e kufirit me Malin e Zi

Nga: Bota sot Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:48
Seanca e Kuvendit

(E plotësuar) - Kuvendi i Kosovës ka votuar për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi. Për kanë votuar 80 deputetë.

Seanca e cila ka filluar në orën 11:00 është ndërprerë disa herë pasi që deputetët e VV-së kanë hedhur gaz lotsjellës.

Image

Drama për Demarkacionin, hera e katërt që hedhet gaz në Kuvend

Pas hedhjes për herë të katërt të gazit lotsjellës nga deputetët e VV-së, është ndërprerë seanca për votimin e Demarkacionit dhe tani deputetët kanë filluar të kthehen në sallë, raportom gazetari i “Bota sot” nga Kuvendi.

Mbetet të shihet nëse tani do të arrijë të votohet marrëveshja.

Në anën tjetër, 7 deputetë të VV-së janë arrestuar.

Policia ka vlerësuar se në rastin e fundit, më shume se 6 deputetë të VV-së kanë bashkëpunuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Kryesia e Kuvendit sapo ka filluar mbledhjene e radhes ku pritet te vendoset për përjashtimin e tyre nga vazhdimi i seancës.

Burime nga Kuvendi bëjnë të ditur se  Ali Lajçi Sami Kurteshi Fatmire Kollçaku, Arbërie Nagavci,  Arbër Rexhaj,  Shemsi Syla janë deputetët që dyshohet se janë përgjegjës dhe pritet të përjashtohen. Mësohet se seanca do të vazhdojë në orën 18 e 15.

Mblidhet sërish Kryesia, pritet vendimi për deputetët që hedhën gaz në seancë

Policia ka vlerësuar se në rastin e fundit, më shume se 6 deputetë të VV-së kanë bashkëpunuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Kryesia e Kuvendit sapo ka filluar mbledhjene e radhes ku pritet te vendoset për përjashtimin e tyre nga vazhdimi i seancës.

Burime nga Kuvendi bëjnë të ditur se  Ali Lajçi Sami Kurteshi Fatmire Kollçaku, Arbërie Nagavci,  Arbër Rexhaj,  Shemsi Syla janë deputetët që dyshohet se janë përgjegjës dhe pritet të përjashtohen. Mësohet se seanca do të vazhdojë në orën 18 e 15.

Sigurimi i Kuvendit ka larguar edhe pjesën e mbetur të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga salla e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Vetëvendosjes, në mesin e të cilëve edhe kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, janë larguar pa ekcese dhe dhunë nga salla.

Image

Mblidhet sërish Kryesia, pritet vendimi për deputetët që hedhën gaz në seancë

Kyesia e Kuvendit të Kosovës, pas hedhjes së gazit lotsjellës në sallë nga deputetët e Vetëvendosjes është mbledhur në një mbledhje.

Gazi lotsjellës është hedh që katër herë nga deputetët e VV-së, të cilët po dëshirojnë të parandalojnë votimin e demarkacionit.

Kryesia e Kuvendit është duke u mbledhur që dy herë radhazi.

Zbrazet sërish Kuvendi, nuk dihet kur fillon seanca

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë detyruar sërish që të lirojnë sallën pas hedhjes së gazit lotsjellës për të katërtën herë me radhë gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë në sallone Kuvendit të Kosovës kanë mbetur vetëm disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, përderisa nuk dihet se kur do të nis sërish seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Duhet përkujtuar që seanca ka filluar sot në ora 11:00 si vazhdim pas debatin të mbrëmshëm që zgjati deri në orët e mesnatës dhe nuk dihet se kur do të përfundojë sot.

***

Deputetët e VV-së prapë kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.

Kësaj radhe ishte deputeti Valon Ramadani ai që ka hedhur gazin.

Pritet të rinis seanca

Pritet që shumë shpejtë të rinisë seanca e jashtëzakonshme për votimin e marrëveshjes kufitare të Kosovës me Malin e Zi.

Ndërkohë në sallën e Kuvendit të Kosovës është kthyer edhe i pari i Parlamentit, Kadri Veseli, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj si dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Duhet përkujtuar që seanca ishte paraparë të rinisë në ora 16:30 pasi tri herë u ndërpre nga hedhja e gazit lotsjellës nga deputetë të Vetëvendosje, teksa pesë prej tyre janë shoqëruar nga Policia e Kosovës.

Votimi i demarkacionit arrin t’i hap rrugën qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa viza drejt zonës Shengen.

Kontrollohen të gjithë deputetët

Pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend tashmë të gjithë deputetët janë duke u kontrolluar.

Ata po kontrollohen detajisht pavarësisht cilës parti politike i takojnë.

Më herët deputetë të VV janë larguar nga salla, me një urdhër që ka ardhur nga Kryesia e Kuvendit.

Kryeprokurori Ymer Beka ka thënë se është lëshuar urdhër arrest për të gjithë ata që kanë hedhur gaz lotsjellës.

Image

Arrestohen deputetët e VV-së

Ka reaguar deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se janë larguar dhunshëm nga salla

Po ashtu, ajo ka sulmuar SHIK-un duke thënë se policia është e porositur nga ta.

Arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë së Shteitt, për gjuajtje të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Në kuvendin e Kosovës janë arrestuar deputetët Sami Kurteshi, Drita Millaku, Arbwrie Nagavdi, Liburn Aliu dhe Xhelal Sveçla, raporton gazetari i Bota sot.

Image

Vetëvendosje nuk e ndal gazin?

Në kohën kur u mblodhën deputetët, deputetë të Vetëvendosjes hodhën sërish gaz lotsjellës, që është hera e tretë gjatë ditës së sotme.

Mimoza Kusari Lila tha se Kuvendi do të shkojë në pauzë deri në orën 16:30.

Image

Sërish Vetëvendosje hedh gaz

Sërish deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke penguar vazhdimin e seancës së Kuvendit për Demarkacionin.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se Kuvendi shkon në puzë 10 minutëshe, pas situatës së krijuar, raporton “Bota sot”.

Kësaj radhe, gazin e ka hedhur deputeti Xhelal Sveçla dhe Salih Zyba.

Image

Deputetët e koalicionit qeveritar dhe ata të LDK-së po kthehen në sallën e Kuvendit, ku pritet të votohet marrëveshja e demarkacionit.

Seanca ishte ndërprerë në momenti kur duhej të hidhet në votim marrëveshja. Kjo ndodhi pasi që deputetët e VV-së hodhën gaz lotsjellës.

Image

Në momentin kur Kuvendi ka dashur të hedh në votim Marrëveshjen e Demarkacionit, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.

Ishin deputetët Fitore Pacolli dhe Xhelal Sveçla, ata që hodhën gazin, raporton Bota sot.

Nga salla e Kuvendit janë larguar të gjithë deputetët, ndërkohë që seanca pritet të vazhdojë pas largimit të tymit.

Image

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, bëri një propozim para se të hidhet në votim projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Hoti: Pika 2, të zhvendoset si pikë 1.3 

“Grupi jonë parlamentar propozon që në këtë amendament pika 2, ku shkruan dokumentacioni zyrtar i komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit shtetëror si orientim të renditet si pika 1.3. lus që të zhvillohen procedurat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës dhe ky amendament me këtë ndryshim t’iu sillet deputetëve për votim”, tha Hoti. 

Këtë propozim të Hotit, e mbështeti edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i cili tha se Qeveria është dakord që të ndodh ky ndryshim. Pas këtij propozimi, Komisioni për Punë të Jashtme është mbledhur për ta shqyrtuar dhe proceduar në Kuvend para deputetëve.

Konjufca: Gabimet e komisionit kanë me na kushtu, mos e votoni demarkacionin

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca në seancën për votimin e demarkacionit ka thënë se gabimet e komisionit që ka matur territorin do t’i kushtoj Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve të mos ngutën dhe të mos votojnë këtë marrëveshje.

Sipas tij, efekt parësor është territori, ndërsa vizat janë efekt anësor.

Fjalimi i tij:

Kur ka qenë komisioni në raportim në komisionin për legjislacion, një prej tyre ka qenë ekspert I katadstës

A ka mbulueshmëri për cdo pjesë të territorit që e kontrollon Kosova aktualisht.

Dhe ekspoerti i katastrës u përgjigje që jo nuk ka

E kom pyetë sa është hapësirë e cila nuk ka mbulueshmëri nga Kosova, dikund 70 km ka thënë që nuk kemi.

Gabimet e komisionit kanë me na kushtu

Në momentin që kanë pasur informacion se nuk ka mbulueshmëri katastralës dhe nuk ka përptuheshmëri mes Kosovës e Malit të Zi nuk u dëhst me bo gabim, se ky gabim na ka ardh me votu.

Duke pasur parasysh këtë që prezantocva.

Libralizimi I vizave është efekt anësor, nuk është efekt esencial.

Efekt parësor është territory i Kosovës. Nuk ka viza para vitit 2019, dhe kena me kuptu sa e kemi korrupsionin sa e kemi në institucionet tona nëse kalon kjo marrëveshje.

Pra, të mos ngutemi.

***

Sot mbahet seanca ku pritet të votohet për demarkacionin me Malin e Zi.

Kadaj-Bujupi deklarohet në lidhje me votën për demarkacion

Donika Kadaj Bujupi, deputetja e cila kohë më parë ishte ndër kundërshtaret më të zëshme sa ishte pjesë e GP të VV-së, tani që është rikthyer në AAK, ka thënë se vota e saj për çështjen e demarkacionit do të shihet pas pak.

“Do të shihet lart se si do të votoj”, ka thënë deputetja Kadaj-Bujupi në hollin e Kuvendit, duke iu referuar votimit në sallë.

Image

Deputetët nisin të hyjnë në Kuvend - Ramiz Kelmendi është brenda

Kuvendi i Kosovës ka nisur të mbushet me deputetë të partive shqiptare të cilët do të marrin pjesë në këtë seancë ku pritet të votohet për demarkacionin.

Në sallë bie në sy pjesëmarrja e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi, i cili ka deklaruar se nuk do të merr pjesë në votim pasi i ishte kërcënuar familja në rast se do të votonte pro demarkacionit.

Po ashtu, në seancë ende nuk kanë hyrë deputetët e GDP-së, ish-deputetë të Vetëvendosjes.

Kurse, deputetët e VV-së nuk kanë përjashtuar forma kundërshtimi për të penguar votimin për demarkacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat