Ali Lajçi flet për gazin lotsjellës, a është futur brenda Kuvendit?

Aktuale

Ali Lajçi flet për gazin lotsjellës, a është futur brenda Kuvendit?

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:04
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Ali Lajçi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Ali Lajçi është shprehur i painformuar nëse dikush nga deputetët e kësaj partie kanë futur gaz lotsjellës brenda sallës ku do të mbahet seanca për ratifikimin e demarakcionin.

Lajçi ka mohuar edhe diskutimet brenda Grupit Parlamentar të VV-së, për kundërshtimin e demarkacionit me gaz lotsjellës, duke shtuar se “ka edhe forma demokratike përmes të cilave mund të kundërshtohet demarkacioni”.

Në vazhdimin e seancës së djeshme për demarkacionin, e cila ka zgjatur rreth nëntë orë debat, GP i VV ka paraqitur qëndrimin e saj kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion. Këtë qëndrim ky subjekt politik e ka arsyetuar me atë, se pas ratifikimit humben mundësitë për rinegocimin e saj, ashtu siç parashihet me draft marrëveshjen e arritur në nivel presidentësh, e cila është pjesë e projektligjit për demarkacion.

Seanca për demarkacionin, është planifikuar të vazhdojë sot nga ora 11:00.

Për ratifikimin e demarkacionit nevojiten 80 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat