Flet deputeti i PDK-së, ja si i siguruam votat për demarkacionin

Aktuale

Flet deputeti i PDK-së, ja si i siguruam votat për demarkacionin

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 21 mars 2018 Në ora: 10:33
Ilustrim

Pas katër herë dështimesh në Kuvendin e Kosovës pritet që sot çështja e demarkacionit më Malin e Zi të kaloj dhe Kuvendi ta miratoj, derisa deputetët shprehen të bindur se votat për kalimin e demarkacionit janë dhe që sot do të përfundoj kjo çështje që ka filluar qysh në vitin 2015.

Image
Hajdar Beqa

Hajdar Beqa deputet i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë për “Bota sot” se çështja e demarkacionit sot do të kaloj në Kuvendin e Kosovës, pasi që sipas tij kjo është në të mirë të dy vendeve fqinjë Kosovës dhe Malit të zi.

“Unë pres që sot do të kaloj epilogu i demarkacionit në Kuvendin e Kosovës rreth marrëveshjes në mes dy shteteve fqinje Kosovës dhe Malit të zi do të votohet, dhe konsideroj që kjo është në interes të dy vendeve dhe pres që kjo çështje sot do të mbyllet dhe të votohet demarkacioni. Konsideroj se kemi votat e mjaftueshme që të kaloj” ka thënë Beqaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat