Ky është vendimi final i Listës Serbe për seancën e sotme

Aktuale

Ky është vendimi final i Listës Serbe për seancën e sotme

Më: 21 mars 2018 Në ora: 09:41
Ramush Haradinaj dhe Lista Srpska

Lista Srpska ka marrë vendim të prerë për seancën ku pritet të votohet Marrëveshja për Ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Shefi i Grupit Parlamentar, Igor Simiq ka thënë se deputetët e partisë së tij nuk do të jenë në sallën e Parlamentit. “Nuk do te jemi ne Kuvend sot”, ka thënë shkurt ai.

As në seancën e djeshme deputetët e Srpska-s nuk ishin të pranishëm në sallë. Ndërkohë, bojkotit i është bashkuar edhe deputetit i këtij grupi, gorani, Adem Hoxha.

Ky i fundit iu kishte premtuar qeveritarëve kosovar se vota e tij do të jetë pro kësaj çështje.

Vlen të theksohet se koalicioni qeverisës deri më tani ka të siguruar 79 vota.

Ishte deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi i cili ‘prishi’ formulat që kjo marrëveshje të kalojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat