Matoshi apel grupit të Molliqajt: Votojeni demarkacionin, kjo e mirë do t’ju pret

Aktuale

Matoshi apel grupit të Molliqajt: Votojeni demarkacionin, kjo e mirë do t’ju pret

Më: 21 mars 2018 Në ora: 08:48
Halil Matoshi

Shefi i Zyrës për Informim, njëherësh këshilltari i kryeministrit, Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, është deklaruar edhe sot rreth votimit të demarkacionit që pritet të bëhet në ora 11:00 në Kuvendin e Republikës.

Ai ka apeluar grupin e deputetëve të pavarur, të cilët janë shkëputur nga Lëvizja “Vetëvendosje”, që t’i thonë “PO” votimit të marrëveshjes ndërshtetërore.

Matoshi theksoi se nëse mbetën peng i ideologjisë revolucionare dhe “Jo” – së ndaj të gjitha proceseve që po kalon vendi, atëherë ky grup deputetësh që nesër mund të bëhet parti politike, do të vuaj i eklipsuar nga organizata amë dhe nuk do të ketë ofertë politike për qytetarët, por do të mbetët kopje e zbehtë e Lëvizjes.

Postimi i plotë:

Krahu i moderuar që u shkëput nga Lëvizja Vetëvendosje, Ymeri, Molliqaj, Sejdiu, Gorani etj. nuk e kanë asnjë arsye sot, as morale dhe as ideologjije, për të mos e votu demarkacionin. Ku grupim politik (deputetë të pavarur) duhet ta justifikojë para qytetarëve daljen nga organizata e Albin Kurtit, me sjellje të përgjegjshme dhe profil politik qytetar!

Nëse mbetët peng i ideologjisë revolucionare dhe “Jo” – së ndaj të gjitha proceseve që po kalon vendi, atëherë ky grup deputetësh që nesër mund të bëhet parti politike, do të vuaj i eklipsuar nga organizata amë dhe nuk do të ketë ofertë politike për qytetarët, por do të mbetët kopje e zbehtë e Lëvizjes!

Vota për demarkacionin i nxjerr ata nga mistika dhe konspiracioni, në rrafshin e realpolitikës! I mgrit ata mbi interesat partikulare dhe individuale dhe i rreshton në mbrojtje të Republikës!

Jepni krahë Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat