10 gjërat më të rëndësishme nga seanca nëntë orëshe për demarkacionin

Aktuale

10 gjërat më të rëndësishme nga seanca nëntë orëshe për demarkacionin

Më: 21 mars 2018 Në ora: 07:41
Ramush Haradinaj

Rreth orës 16:30 të së martës ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për votimin e marrëveshjes për demarkacionit me Malin e Zi. Më shumë se shtarë orë, në Kuvendin e Kosovës është debatuar nga pothuajse shumica e deputetëve që ishin prezentë në seancë.

Në fillim të seancës kanë qenë prezent 84 deputetë. Para se të niste séance, kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i sigurt se ‘ishin votat për demarkacion’ pasi që ‘ndryshe sipas tij’ nuk do të thirrej seanca. Pas nëntë orësh debat, seanca për demarkacionin, përkatësiht votimi, është shtyrë për të mërkurën në orën 11:00.

Media ua sjell 10 momentet kryesore nga seanca në rast se ju kanë ikur:

Lëvizja Vetëvendosje ia vendosi kryeministrit Haradinajt para ulëses së tij peticionin me 200 mijë nënshkrimet e qytetarëve, të cilët kundërshtojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Deputeti i LDK’së, Ramiz Kelmendi, po luante ‘dramë’ nga spitali. Vota e tij e pasigurt deri vonë, tash po ‘arsyetohej’ me problemin shëndetësor që kishte. Ramiz Kelmendi u paraqit ‘drejtpërdrejt’ nga spitali për të treguar se është në hemodializë. Por më vonë, në një paraqitje të drejtpërdrejtë, deputeti i LDK’së, Arban Abrashi do të tregonte se Ramiz Kelmendi ishte i gatshëm të shkonte nga spitali në Kuvend ‘po qe se kjo do të ishte e nevojshme’.

Ka vazhduar ‘përplasja klasike’ mes deputetëve të LDK’së dhe kryeministrit Ramush Haradinaj edhe për temën e demarkacionit. Derisa kryeministri ka thënë se ‘ratifikimi nuk e rrezikon territorin e Kosovës’, LDK megjithatë ia ka kujtuar atij ‘veprimtarinë’ e tij kundër demarkacionit dikur, që çoi madje edhe në rrëzimin e Qeverisë Mustafa.
Për PDK’në, demarkacioni është shndërruar në ‘traumë kolektive’. Të njohur për votën e tyre pro, Partia Demokratike e Kosovës e konsideron si ‘çlirim’ për qytetarët e Kosovës votimin e demarkacionit.

Replikat ndezën Kuvendin në të qeshura – Ishin Glauk Konjufca i VV’së dhe Milaim Zeka i NISMA’s ata që në fjalën e tyre shkaktuan të qeshura në Kuvend. Konjufca tha se rrëzimi i Qeverisë Mustafa ishte ‘kënaqësi që do ta përsëriste shpesh’ dhe ishte një ‘lloj penalltie’. Ndërkohë, derisa Milaim Zeka ia kujtonte VV’së se ka kundërshtuar shpesh marrëveshje të ndryshme ndërkombëtare, Fatmir Limaj dhe kabineti qeveritar po ‘shkriheshin së qeshuri’.

Kryeministri i ‘përgjumshëm’ – Ka qenë tepër shpesh në fokusin e mediave lodhja e kryeministrit Haradinaj. Ishin vetëm rreth tri orë të seancës kur ai del për të marrë një kafe jashtë Kuvendit por diku pas gjashtë orësh, Haradinaj ishte kotur krejt në gjumë.

Kur merrte fjalën Haradinaj…- Pasi kotej në gjumë, Haradinaj cohej nga karrigeja dhe ia ‘jepte’ nga një replikë. ‘I kuptoj kush u rrxu e kush u cu, edhe unë muj me u rrxu’, thoshte Haradinaj teksa replikonte me LDK’në për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.

Grupi i Deputetëve të Pavarur, që në fillim të seancës, e kanë bërë të qartë se vota e tyre nuk do të jetë pro demarkacionit.

Përplasja PDK- VV: Përplasjet mes dy partive kanë vazhduar edhe në seancën për demarkacionin. Ka qenë Hajdar Beqa i PDK’së ai që ka ngjallur debat pasiqë ka kritikuar VV’në se kur është puna për marrëveshje të tilla ‘gjithmonë janë në vijë të Beogradit’. Më pas, ka pasur replika të ashpra mes Memli Krasniqit dhe Glauk Konjufcës.
Partneri i Qeverisë, Lista Serbe nuk ishte askund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat