Pas mesnatës, Kuvendi i kthehet debatit për harta dhe fakte të reja

Aktuale

Pas mesnatës, Kuvendi i kthehet debatit për harta dhe fakte të reja

Më: 21 mars 2018 Në ora: 00:40
Ramush Haradinaj

Pasi i shitën njëri tjetrit moral mbi patriotizëm duke u akuzuar mes vete se kush është me Serbinë për territorin në kufi me Malin e Zi, deputetët në Kuvendin e Kosovës kanë filluar të debatojnë mbi harta dhe zbulime të reja për demarkacionin, 30 minuta pas mesantës.

Kujtim Shala nga LDK-ja ka filluar të flas për kushte specifike sesi do të duhej të zbatohej marrëveshja për rishikimin e demarkacionit me komisione të përbashkëta duke nxitur reagimin e deputetit të VV-së, Ali Lajci.

Deputeti nga Peja ka filluar të flasë në mënyrë specifike sesi harta të ndryshme rregullojnë shënimin e vijës kufitare teksa kolegu i tij Liburn Aliu bërë një elaborim mes hartave kadastrale dhe republikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat