Sa i përket deklarimit të deputetit Ramiz Kelmendi se nuk do të vojë për marrëveshjen për Demarkacionin, Abrashi tha se ai është takuar me shefin e grupit parlamentar të LDK-së, dhe është i gatshëm që të vij sonte në seancë.
Megjithatë sipas Abrashit shumica e deputetëve janë larguar nga salla pas fjalës së tyre, dhe disa janë larguar edhe nga Prishtina, dhe sipas tij seanca mund të shtyhet për nesër.
Grupi i LDK-së është unik. Ne vlerësojmë që nuk do ta mbajmë peng vendin.
“Z.Kelmendi është takuar nga shefi i LDK-së, ai është shprehur i gatshëm për të ardhur edhe sonte në Kuvend. Por megjithëse deputetët janë larguar nga Prishtina, pasi kanë përfunduar dhe janë larguar nga Prishtina, dhe nuk e kemi parë të udhës që të vijë. Por megjithatë nuk i dihet, nëse është nevoja ai do të vijë”, ka deklaruar Abrashi.