Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, janë parë teksa flasin për një koordinim për mbarëvajtjen apo ndërprerjen e seancës së sotme për demarkacionin me Malin e Zi.
Kjo pasi debati për këtë çështje është ka përfundimi. Siç njoftojnë ekipet e KosovaPress-it në Kuvend, kanë mbetur të diskutojnë edhe 3-4 deputetë.
Përndryshe, disa deputet kanë thënë se sonte nuk do të votohet demarkacioni dhe se votimi do të ndodhë një ditë tjetër.