Bardhyl Meta s’përmbahet: E bën për ‘pesë pare’ Albin Kurtin në lidhje me demarkacionin

Aktuale

Bardhyl Meta s’përmbahet: E bën për ‘pesë pare’ Albin Kurtin në lidhje me demarkacionin

Më: 20 mars 2018 Në ora: 22:18
Ish- deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta

Ish- deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta ka reaguar shumë ashpër ndaj deklaratave të Glauk Konjufcës e Albin Kurtit se “LDK me votinin e demarkacionit po bën vetëvrasje”.

Meta në një shënim në Facebook ka theksuar se VV me veprimet e saja po e dëmton Kosovën.

Shënimi i plotë:

VV përmes Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit po thonë se „LDK me votimin e demarkacionit, po bënë vetëvrasje politike“?!VV dhe Glauku po harrojnë se është pikërisht e kundërta?

– Po harrojnë VuVu-zulistët se – sot e tre vite – per mosvotimin e demarkimit të vijës kufitare me Malin e Zi, janë mobilizuar të gjithë armiqt e Kosovës së Pavarur, e të gjithë armiqt e shqiptarëve!

1. Pra, nëse dikush e ndonjë parti duhet të trandet e të kthjellet, është vet partia që quhet, Vetëvendosje – e cila në fakt, po e shëndron në Vet‘vendosëse për Kosovën, Listën Serbe, e cila po vepron me urdhëra të Serbisë dhe Rusisë!

2. Vetëvendosje, është shëndëruar e gjitha si parti, eksluzivisht në qëllim më vete – pra ka humbë udhën n‘oborr të vet – ka harruar se mbi interesat partiake – janë ato të vendit, të Republikës së Kosovës dhe qytetareve të saj.

Dhe pikërisht në këtë pikë, e sulmon LDK-ën, me akuzën, „pse Ju po mbroni interesat e vendit, pse po e votoni Demarkacianin, nderkohe qe PDK, AAK Nisma dhe VV, ju ka rrëzuar me këtë Kartë“!?

-Sepse për ne, LDK-në – o Ju VV-zulistë, e Ju PDK-istë dhe Ju o AAK-istë – Atdheu, është mbi të gjitha, e jo Partia!
– Kaq e thjeshtë është kjo punë, tash e 30 vite!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat