Hoxhaj: Nuk shkojmë në votim pa qenë të gjithë deputetët në sallë

Aktuale

Hoxhaj: Nuk shkojmë në votim pa qenë të gjithë deputetët në sallë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 21:42
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nuk mund të shkojnë në votim për demarkacionin me Malin e Zi, pa qenë të sigurt që i kanë të gjitha votat.

Hoxhaj ka thënë se do të vazhdohet me debat, por për votim vendos kryetari i Kuvendit.

“Debati vazhdon dhe ka një numër të madh të deputetëve që janë në radhë. I takon kryetarit dhe  Kryesisë se ku jemi me vota. Qëndrimi ynë është që të mos hyhet në votim pa qenë  deputetët në sallë dhe çdo deputet  ta jap votën për”, ka thënë Hoxhaj.

Ai nuk ka pranuar të flas për deputetin e LDK-së, që nuk ka qenë fare në seancë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

“Temë për LDK, ju takon deputetëve të LDK-së të flasin për këtë temë”, ka thënë Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat