Kryeministrin vazhdon ta marrë gjumi - deputetët vazhdojnë debatin

Aktuale

Kryeministrin vazhdon ta marrë gjumi - deputetët vazhdojnë debatin

Më: 20 mars 2018 Në ora: 21:04
Pamje nga Kuvendi

Kryeministri i vendit vazhdon të jetë i përgjumur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Haradinaj qysh në fillim të kësaj seance ishte shfaqur i përgjumur kur teksa po fliste deputetja e VV-së Albulena Haxhiu ai ishte parë i përgjumur.

Në të njëjtën situatë ka qenë përsëri Haradinaj edhe pas rreth katër orëve. Derisa deputeti i VV-së Sami Kurteshi po fliste për çështjen e demarkacionit, kryeministrit ka vazhduar të shfaqet i përgjumur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat