Seanca e sotme do të zgjasë deri pas mesnatës, votimi në ora 1

Aktuale

Seanca e sotme do të zgjasë deri pas mesnatës, votimi në ora 1

Më: 20 mars 2018 Në ora: 20:28
Kuvendi i Kosovës

Janë edhe 30 deputetë të cilët do të mbajnë fjalim në Kuvendin e Kosovës, para se demarkacionit t’i jepet mundësia për të dalë në votim. Kësisoj, fjalimet mund të vazhdojnë deri pas mesnatës. E, nëse demarkacioni del në votim, kjo mund të ndodhë vetëm rreth orën 01:00.

Edhe për deputetët brenda Kuvendit janë bërë të padurueshme fjalimet e kolegëve të tyre, prandaj po lëshojnë sallën e Kuvendit kohë pas kohe.

Që nga ora 4:30 kur ka filluar seanca janë duke folur deputetët e kanë mbetur edhe 30 të tjerë pa marrë fjalën akoma.

Secili fjalim zgjatë 10 minuta, e në total i bie që të dëgjojmë edhe 300 minuta të tjerë, apo pesë orë.

Nëse sot del në votim Demarkacioni, kjo mund të ndodhë vetëm rreth orës 1.

Ndërsa akoma nuk dihet nëse janë 80 vota, aq sa edhe duhen për t’u ratifikuar demarkacioni.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë para se të niste seanca, se kjo nuk do të thirrej po të mos t’i kishin siguruar votat.

Kjo është hera e katërt që po tentohet të votohet Marrëveshja e kufirit me Malin e Zi, e që është edhe kushti kryesor për liberalizimin e vizave.

LDK, PDK, AAK, Nisma dhe minoritetet joserbe janë deklaruar se do ta votojnë Demarkacionin, ndërsa Lista Srpska dhe Lëvizja Vetëvendosje e Grupi i Deputetëve të Pavarur kanë kundërshtuar kategorikisht Marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat