Deputetë të AAK-së dhe PDK-së lëshojnë sallën e Kuvendit

Aktuale

Deputetë të AAK-së dhe PDK-së lëshojnë sallën e Kuvendit

Më: 20 mars 2018 Në ora: 18:17
Përderisa pritet që 32 deputetë të flasin sonte lidhur me këtë temë, disa prej tyre tashmë kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Në sallën e Kuvendit të Kosovës është duke u zhvilluar debati lidhur me votimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Përderisa pritet që 32 deputetë të flasin sonte lidhur me këtë temë, disa prej tyre tashmë kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me deputetë të AAK-së dhe të PDK-së, me ta bashkë edhe njëri prej ministrave nga radhët e AAK-së, në diskonim mjaft të mirë.

Duhet shtuar se seanca për demarkacionin ka nis në ora 16:30 përderisa nuk dihet se deri kur do të zgjasë dhe se a do të jepet vendimi përfundimtar rreth kësaj çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat