Konjufca: Nëse votohet kjo marrëveshje, harrojeni Kullën dhe Qakorrin

Aktuale

Konjufca: Nëse votohet kjo marrëveshje, harrojeni Kullën dhe Qakorrin

Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:41
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka folur për peticionin e VV-së me nënshkrimet e qytetarëve që ishin mbledhur për të kundërshtuar demarkacionin.

Konjufca tha se po ia përkujton kryeministrit Haradinaj se këto i kishin mbledhur bashkë si opozitë.

Ja fjalimi i Konjufcës:

Kryeministër Haradinaj këtu ti kemi sjell në Kuvend zërat e 205 mijë qytetarëve, nënshkrimet e të cilëve i ke mbledhur bashkë me ne, nënshkrime të qytetarëve që të bënë thirrje të rrëzohet demarkacioni që Kosovës i humb territorin.

Vet ke bërë përpjekje fizike për ta sjell peticionin në Kuvend dhe për ta përkujtuar me çfarë premtime ke ardh në krye të Qeverisë. Prandaj, mos ua kthe shpinën këtyre qytetarëve.

U bëj thirrje deputetëve të VV-së të sjellin peticionin. Sot do të gjejmë një zgjidhje e cila është shumë e lehtë, sepse do të vendosim a do të mbrojmë raportin e Murat Mehës apo do të mbrojmë shtetin.

Ju inkurajoj të vendosni sipas bindjeve e jo sipas pushtetit.

Ju ftoj mos të bëheni aq naiv. Kryeministri e ka vetëm një detyrë, të na tregoj a pajtohet me raportin e komisionit që ka zgjedhur vet, kaq!

Deputetëve u mjafton kaq për ta ditur se si të votojnë. Nëse kryeministri pajtohet me komisionin e Bulliqit, atëherë duhet të rrëzohet demarkacioni., nëse pajtohet me Mehën atëherë të dal të pranoj para deputetëve.

I kemi thënë mos të bëj koalicion me PDK-në sepse nuk do të ndryshojnë ata, por do të ndryshosh ti dhe kështu ndodhi.

Kryeministri duhet ti kërkoj falje Mehës pse ia përplasi për fytyre hartat e një demarkacioni që sot po e mbështet vet.

Përmes demarkacionit, po e fshehin korrupsionin prandaj me këtë marrëveshje do ta pësojnë më së shumti qytetarët. Hajnat mbesin, territorin do ta humbin dhe vizat s’do të heqen.

Nëse LDK e voton këtë marrëveshje nuk ka të drejt morale të kërkoj rrëzimin e qeverisë. Nëse i qoni durat për këtë marrëveshje, nuk ka më përmirësime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat