Krasniqi: PDK unanimisht pro Demarkacionit, ftoj deputetët t

Aktuale

Krasniqi: PDK unanimisht pro Demarkacionit, ftoj deputetët t

Nga: G.B Më: 20 mars 2018 Në ora: 16:52
Memli Krasniqi

Shefi i GP të PDK-së, Memli Krasniqi sot në Kuvend ka thënë se pas gati tre viteve që është votuar marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, por që beson se tashmë janë shuar të gjitha paqartësitë, raporton gazetari i “Bota sot”.

“Është një temë e cila është diskutuar me vite. Sot gati tri vite më vonë, pas një marrëveshje të nënshkruar nga dy presidentët e vendeve merren përsipër për te përmirësuar nëse ka fakte. Ne besojmë se janë shuar të gjitha paqartësitë tashmë”, është shprehur ai.

Gjatë fjalës së tij në seancë, Krasniqi ka thënë se PDK unanimisht është pro marrëveshjes.

“Andaj në emër të PDK kërkojmë që t’i keni parësore interesat e qytetarëve. Edhe PDK unanimisht do ta votojë marrëveshjen”, ka deklaruar Meli Krasniqi./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat