Haradinaj kërkon ratifikimin e demarkacionit

Aktuale

Haradinaj kërkon ratifikimin e demarkacionit

Më: 20 mars 2018 Në ora: 16:40
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paraqitur projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka ftuar të gjitha partitë dhe deputetët që të votojnë pro ratifikimit të kësaj marrëveshje.

Sipas Haradinajt, ratifikimi i kësaj marrëveshje, nuk e cenon territorin e vendit.

Haradinaj: Miratimi i këtij projektligji s’e rrezikon territorin e Kosovës 

“Vota pro këtij ligji sot me shumë se kurrë është votë për shtetin e Kosovës, është votë për perspektiven euroatlantike të vendit, është votë për liri të lëvizjes. I kemi analizuar të gjitha faktet dhe rreziqet dhe iu garantoj se ratifikimi i këtij projektligji me të gjitha dokumentet përcjellëse nuk e rrezikon territorin e Kosovës. Vendimi është në duar tuaja dhe miratimi i këtij ligji është kërkesë e shumicës së qytetarëve. Iu bëj thirrje pa dallim partie, etnie e dallime ideologjike që të votoni pro këtij projektligji”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat