Policia po e interviston Ramiz Kelmendin

Aktuale

Policia po e interviston Ramiz Kelmendin

Më: 20 mars 2018 Në ora: 16:21
Ramiz Kelmendi

Policia e Kosovës është duke e intervistuar deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendin, në shtëpinë e tij në Pejë.

Portali zeri ka arritur ta siguroj një foto ku shihet se në këto çaste është duke u intervistuar deputeti i LDK-së.

Ky i fundit mbrëmë ka deklaruar se është i kërcënuar bashkë me familjarët e tij nëse e voton marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Përndryshe, tash pritet të nis seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi, ku koalicionit qeverisës i duhen 80 vota të deputetëve për ta miratuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat