Demi: Ata që krijuan situatën kaotike për Demarkacionin po mundohen ta zgjidhin, e do të na nxjerrin sytë...

Aktuale

Demi: Ata që krijuan situatën kaotike për Demarkacionin po mundohen ta zgjidhin, e do të na nxjerrin sytë...

Nga: G.B Më: 20 mars 2018 Në ora: 15:21
Agron Demi

Agron Demi nga shoqëria civile ka komentuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, që sot pritet të sillet në Kuvend.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ata që e krijuan situatën kaotike rreth kësaj çështje, sot po mundohen ta zgjidhin, e në rast se e zgjidhin do të na nxjerrin sytë duke u mburrur si na i hapën rrugët, derisa ka treguar një barsoletë për këtë, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Për situaten kaotike rreth demarkacionit, për ata që e krijuan dhe të njejtit që sot po mundohen me zgjidhë, e në rast se e zgjidhin do të na nxjerrin sytë duke u mburrur se si na i hapën rrugët, ja një barsoletë:

Ushtruesit e profesioneve të ndryshme ishin mbledhur dhe po shtyheshin se cili është profesioni më i vjetër në botë.

Mjeku u ngrit dhe tha se profesioni më i vjetër në botë është ai i mjekut, ngase Zoti veprimin e parë që bëri ishte kryerja e një operacioni kirurgjik, ku nga briri i mashkullit krijoi femrën.

Arkitekti kundërshtoi, duke pretenduar se profesioni i arkitektit është ai më i vjetri, ngase në fillim e tërë bota ishte kaos, andaj u dashtë ndërhyrja e arkitektit që të krijohej rendi.

Kurse, politikani pyeti me ironi: “E kush e krijoi kaosin?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat