Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie iu bëri sot thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë demarkacionin, duke thënë se raportet në Kosovë tregojnë se rinia dëshiron uljen e papunësisë dhe liberalizimin e vizave.
Ai në një postim në Twitter shkruan se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit dhe të tregojnë se po dëgjojnë brengat serioze.