Donika Kadaj- Bujupi qëndron ende në Vetëvendosje!?

Aktuale

Donika Kadaj- Bujupi qëndron ende në Vetëvendosje!?

Nga: S.R Më: 19 mars 2018 Në ora: 23:13
Donika Kadaj- Bujupi

Deputetja Donika Kadaj- Bujupi është rikthyer në partinë e saj të parë, ku dikur ishte edhe shefe e grupit parlamentar, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

E, këtë lajm e kishte bërë të ditur kryetari i partisë, Ramush Haradinaj.

Megjithëse deputetja la Lëvizjen Vetëvendosje duke iu bashkuar AAK-së, për Kuvendin e Kosovës Donika Kadaj- Bujupi është ende pjesë e LVV-së.

Në web-faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, ku janë të radhitur në bazë të alfabetit të gjithë deputetët e Kosovës, të bashkangjitur ndër tjerash kanë edhe subjektin politik të cilit i takojnë.

Nëse ia hedhim një sy, në web-faqe ende figuron që deputetja i takon subjektit të Lëvizjes Vetëvendosje./BS/

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat