‘’Nesër do ta votojnë një marrëveshje pa marrëveshje’’

Aktuale

‘’Nesër do ta votojnë një marrëveshje pa marrëveshje’’

Nga: S.R Më: 19 mars 2018 Në ora: 21:45
Avni Tafili

Në Kuvendin e Kosovës nesër do të mbahet seancë ku do të ngritet si pikë e rendit të ditës, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Koalicioni PANA-Lista Serbe dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë deklaruar ‘’pro’’ kësaj marrëveshje, e të njëjtën gjë nuk mund ta themi edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim karshi marrëveshjes për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe vazhdojnë ta cekun se nuk do ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar nga Presidenti Thaçi dhe homologu i tij nga Mali i Zi.  

Nëpërmjet një postimi në rrjetin shoqëror ‘’Facebook’’, Avni Tafili aktivist nga VV duke iu drejtuar partive politike të cilat janë ‘’pro’’ kësaj marrëveshje thotë se nesër do ta votojnë një marrëveshje pa marrëveshje.

 ‘’Nesër do ta votojnë një marrëveshje pa marrëveshje. Do ta votojmë pastaj do ta kundërshtojmë. Po e votojmë edhe pse është me gabime, kemi një marrëveshje për ta shqyrtuar. Pastaj, po e votojmë për të hapur perspektiven evropiane për Kosovën. E një herë tjetër, thonë: Po dëgjojmë shqetësimet e qytetarëve, duke nënkuptuar liberalizimin e vizave. Na presin vendime të vështira, thonë. Vendimet e padrejta. E dinë këtë'' – përfundon komenti nga Tafili.

Nënshkrimi i marrëveshjes së Demarkacionit, në Vjenë më 26 gusht 2015, u shndërrua në makth për banorët e Republikës së Kosovës tash e tri vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat