Hoxha: Përkrahja japoneze e nevojshme për zbatimin e MSA-së

Aktuale

Hoxha: Përkrahja japoneze e nevojshme për zbatimin e MSA-së

Më: 19 mars 2018 Në ora: 17:07
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim ambasadorin e Japonisë në Austri, jorezident për Kosovën, Kiyoshi Koinuma si dhe sekretarin e Ambasadës japoneze, Mitsunori Ogasawara, me të cilët diskutoi për procesin integrues euro-atlantik.

Ministrja Hoxha në takim me ambasadorin Koinuma theksoi rëndësinë e zbatimit të MSA-së, reformat juridike, ekonomike si dhe sundimin e ligjit.

“Përkrahja që i vjen vendit tonë nga Japonia, është shumë e vlershme për vendin tonë, ngase, mbështesin fuqishëm procesin integrues evropian, në veçanti zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe Agjendën Evropiane të Reformave”, theksoi Ministrja Hoxha, për këtë, ka shtuar ajo, ne jemi mirënjohës dhe falënderues.

Ambasadori i Japonisë,  Kiyoshi Koinuma vlerësoi zhvillimet dhe proceset pozitive në vend, në veçanti reformat të cilat do të jenë thelbësore në lëvizjen përpara të procesit integrues, fuqizimin e sundimit të ligjit si dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Bashkëpunimi sipas Ambasadorit Koinuma, do të jetë edhe më i fuqishëm kur në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, ngase Japonia pritet të hap edhe Ambasadën në Republikën e Kosovës, ku vëmendjen e veçantë do ta ketë bashkëpunimi ekonomik, gjë të cilën Ministrja Hoxha e vlerësoi thelbësor në proceset aktuale ndërshtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat