BE-ja përsëri kërkon nga Kosova zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin

Aktuale

BE-ja përsëri kërkon nga Kosova zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin

Më: 19 mars 2018 Në ora: 16:11
Ilustrim

Në Bruksel sot ka vazhduar dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivelin teknik.

Dy shtetet me ekipet negociatore kanë vazhduar diskutimet për marrëveshjet të cilat ende nuk janë zbatuar. E njëra nga to, më e rëndësishme po del të jetë ajo për Ascoacionin.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka kërkuar nga Kosova që ta zbatojë këtë marrëveshje, transmeton Lajmi.net

Ajo ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura po diskutohen në Bruksel nga dy shtetet.

“Si gjithmonë, dhe për një kohë të gjatë, ne presim zbatimin e plotë të asaj që është rënë dakord në dialog. Kjo vlen për çështjen e marrëveshjes së Asociacionit, si dhe marrëveshjeve të tjera, të tilla si energjia. Kjo është pritja jonë. Puna në këtë kuptim është intensifikuar. Këto takime në ditët e ardhshme janë një dëshmi konkrete se ne po punojmë në këtë drejtim”, tha ajo.

Formimin e Asociacionit e ka kërkuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Ai ka thënë se “Kosova është e përkdhelura e ndërkombëtarëve”.

Ndryshe, qeveria ditë më parë në një përgjigje për Lajmi.net kishte thënë se deri më tani nuk kanë një plan për formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat