Pezullohet greva e përgjithshme e Prokurorisë Speciale

Aktuale

Pezullohet greva e përgjithshme e Prokurorisë Speciale

Më: 19 mars 2018 Në ora: 15:30
Hekrem Lutfiu

(E plotësuar) - Stafi mbështetës i Prokurorisë Speciale ka pezulluar përkohësisht grevën e përgjithshme, pas takimit që kanë pasur me kryeprokurorin e Prokurorisë speciale, zëvendësprokurorin si dhe drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, të cilët kanë premtuar se do të bëjnë çmos për realizimin e kërkesave të tyre.

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Hekrem Lutfiu, ka bërë të ditur se kanë pezulluar grevën deri në afat të pacaktuar.

Lutfiu: Greva pezullohet deri në afat të pacaktuar

“Sot këshilli grevist i stafit mbështetës të Prokurorisë Speciale ka mbajtur një takim me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale Reshat Millaku, zëvendës kryeprokurorin, si dhe me drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, me të cilët ka biseduar dhe kanë diskutuar për çështjen e grevës. Pas bisedës që është realizuar nga këshilli grevist me tre të lartcekurit, këshilli grevist ka biseduar me të gjithë stafin administrativ, ku kemi marrë një vendim i cili është pezullimi i grevës deri në një afat të pacaktuar. Pasi që nga drejtori dhe zëvendës kryeprokurori na është premtuar që do të bëjnë çmos për realizimin e kërkesave tona”, tha ai.

Lutfiu për KosovaPress ka thënë se nuk iu kanë dhënë një afat të caktuar se deri kur mund të përmbushen kërkesat e tyre.

Lutfiu: Për momentin nuk kemi dhënë asnjë afat

“Për momentin nuk kemi dhënë asnjë afat, kemi vendosur ta pezullojmë grevën për një afat të pacaktuar pasi besojmë dhe shpresojmë që shumë shpejt do të aprovohet kërkesa jonë, për këtë arsye nuk kemi cekur afat. Por, nëse vërtet nuk do të ketë veprime konkrete stafi mbështetës do të hyjë në grevë deri në realizimin e kërkesave. Atëherë nuk do të ketë tërheqje në asnjë mënyrë dhe në asnjë bisedë nuk do të pranohet pos që ta qojmë vendimin përkatës”, tha ai.

Kërkesat e paraqitura nga grevistët kanë qenë, kthimi i shtesës në mënyrë retroaktive nga 1 janari i këtij viti, garantimi i kësaj shtese si shtesë e përhershme duke rregulluar një herë e përgjithmonë këtë çështje, pa marrë parasysh ngritjen apo mos ngritjen e pagave të prokurorëve, si dhe kërkesa për avancimin e zyrtarëve ligjorë, të cilët kanë dhënë provimin e jurisprudencës dhe ata të cilët tani më i kanë dorëzuar kërkesat për avancim, si dhe, cilido punëtor që plotëson kërkesat ligjore për avancim apo ngritje në detyrë në pajtim me dispozitat ligjore.

Pezullohet greva e përgjithshme e Prokurorisë Speciale

Stafi mbështetës i Prokurorisë Speciale ka pezulluar përkohësisht grevën e përgjithshme, pas takimit që grevistët kanë pasur me kryeprokurorin e Prokurorisë speciale, zëvendësprokurorin si dhe drejtorin e Sekretariatit të këshillit Prokurorial të Kosovës, të cilët kanë premtuar se do të bëjnë çmos për realizimin e kërkesave të tyre.

Kërkesat e grevistëve janë kthimi i shtesës në mënyrë retroaktive nga 1 janari i këtij viti, garantimi i kësaj shtese si shtesë e përhershme duke rregulluar një herë e përgjithmonë këtë çështje, pa marrë parasysh ngritjen apo mos ngritjen e pagave të prokurorëve.

Këtë për KP e ka konfirmuar zëdhënësi Hekrem Latifi, i cili ka bërë të ditur se kanë pezulluar grevën deri në një afat të pacaktuar.

Grevistët kishin thënë se greva do të mbahet për shkak të mos përmbushjes së stimulimit në paga të cilat janë të parapara me Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat